АктуелноЛокално

Antiimperializëm i kotë apo ksenofobi e vjetër

Tani më për të 72 herë inciativa qytetare “Ilinden i thërret” qytetarët në rrugë me qëllim që të shprehin revoltin e tyre për, siç e thërasin ata, implementimin e mundshëm të ashtuquajturës “Platforma e Tiranës”. Kjo platformë sipas tyre është jokushtetuese, e bën Maqedoninë binacionale dhe është një hap para federalizimit të Maqedonisë. Përveç kësaj, ata konsiderojnë se Platforma ka hyrë në derën e vogël të publikut, më saktësisht, se partitë politike para zgjedhjeve nuk i kanë shprehur qëndrimet e tyrë qartë me qëllim që qytetarët të kenë zgjedhje të qartë, por përkundrazi ata, sipas tyre, i kanë manipuluar qytetarët. Prandaj ata veçanerisht kërkojnë të mbahen zgjedhje të reja ku ky gabim do të mund të përmirësohet.

Por, përveç kërkesave të tyre nominale dhe përpjekjeve, iniciativa “Ilinden” deri tani ka bërë dy vepra penale të rënda. Njëra është shkelja eklatante e sistemit ligjor në shtet me hyrjen e dhunshme në Kuvendin e R.M., si dhe përpjekjet për vrasjen e deputetëve të caktuar, përderisa shkelja tjetër është përhapja latente e ksenofobisë, nacionalizmit dhe totalitarizmit politik që mund të rezultojnë, duke pasur parasysh situaten sociale, në trazira të gjakshme rrugore.

Dhe në vetë artikulimin e pikës qendrore përreth së cilës organizatoret krijojnë narativën e tyre “Platforma e Tiranës”, qartë shprehet ksenofobia e dozuar me kërcënime të shumta.

Vetë mbiemri “Tiranska” e bën formulimin ksenofobik me atë se ata qytetarët (në ketë rast politikanët) që janë pjesë e shoqërisë sonë, të cilët de fakto janë autorët e kësaj deklarate, menjëherë i emërtojnë me termin gjeografik Tirana, me të cilën kërkesën e tyre e trajtojnë si jolegjitime dhe me interesa të drejtuara ndaj një shteti tjetër. Për më tepër çdoditë në protestat e tyre mund të vërehen fenomena të ndryshme që janë në menyrë eksplicite fashiste, ksenofobe dhe të dhunshme. Nga mesazhet e shkruara, deri tek fjalimet problematike, deri në kërcënimet e drejtuara drejt individëve, deri tek sjellja teroristike dhe tentativave për vrasje, kjo në përmbledhje tregon se Ky grupacion është i vetëdijshëm në atë që bën dhe në atë që ndërmer.

Ksenofobia e tillë , e cila mezi mund të quhet antiimperializëm, sepse i mungon artikulimi politik i qartë dhe më tepër faktet me të cilët do të ngritej politika antiimperialiste, nuk filloj me këtë organizatë. Kjo politikë te ne i ka rrënjët e lashta por nuk mund të vërehet kontribuesi i saj më i madh, më saktësisht politika e VMRO-s. Që nga ardhja e saj në pushtet ata filluan këtë politikë ksenofobike e cila në kontinuitet dhe sistematikisht është përhapur deri më sot. Ajo kulminoj ditën kur kjo parti humbi zgjedhjet, pra nga një fjalim lideri i kësaj partie Nikolla Gruevski qartë tregoj se pas disfatës së tij qendronin ndikimet e huaja. Ai fjalim ishte i pasuar nga një serë ndikimesh. Së shpejti pas kësaj u shfaqën nekrologë me diplomatë të huaj. Presidenti Gjorgje Ivanov në një seri fjalimesh të brendshme, si dhe arenës ndërkombëtare, e forcoj retorikën e tij me atë që ai ktheu gishtin drejt vendeve europiane. Menjëherë pas asaj në skenë u shfaqën disa organizata fashiste si “Todor Aleksandrov”, “Qoseto”, “Tvrdokorni” etj., që haptazi kërcënuan individë që ata i konsideronin si “tradhëtarë“ . U shfaq organizata “Stop operacia Soros” që të gjithë veprimtarinë e saj e mbështet në teori konspirative dhe nga ky pozicion çnderonte një serë diplomatë të huaj si dhe politikanët vendas

Filluan protestat “Për Maqedoninë e përbashkët” që shpërthyen me dukuri të tilla që përfunduan me hyrjen e dhunshme në Parlament, një moment pas së cilit ksenofobia u përfol në gjithë vendin.

Ajo që është e përbashkët për të gjithë këto organizata është ajo se të gjitha preferojnë politiken e VMRO-s para çdo politike tjetër në Maqedoni. Por ka një situatë mjaftë paradoksale. Shkaku kryesor që këto organizata preferojnë VMRO-n qendron në politikën antiimperialiste të partisë dhe parapëlqimin e popullates maqedonase për krijimin e politikave shtetërore.

Por është shumë e jashtëzakonshme se si të gjitha këta organizata anashkalojnë faktin se po kjo parti solli në Maqedoni investimet e medha të huaj, futi në borxh shtetin, dhe me atë shteti u bë i varur nga ndihmat e huaja, sepse kjo parti çdoherë kur i ishte në favor festonte hapat e caktuar të shtetëve të ndryshme etj.

Kjo tregon se ky imperializëm që kanosët në Maqedoni është i ngathët ose thjesht ksenofobik.