Kapitali ne anen e fitimtarit

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someone

Me marjen e mandatit për formimin e qeverisë së re, jozyrtarisht vetëm se kanë filluar të dalin emra të kandidatëve te mundshëm për postet ministrore. Ne ketë drejtim janë edhe informacionet që u paraqitën në mediume të ndryshme për poziten e zevendeskryeministrit për çeshtjet ekonomike. Domethenë, në bazë të këtyre informacioneve, për këtë pozitë përmenden biznismeni Koco Angjushev, por edhe biznismeni Nebi Hoxha, me propozim të dhomës së tregetisë të maqedonisë veriperendimore. Këto propzime vijnë si rezultat, siç potencojnë edhe vetë dhomat e tregëtisë, i premtimeve parazgjedhore të LSDM-së. Dhomat e tregetisë potencojne se kjo do të rezultonte në përmirësimin e klimes së biznesit në shtet dhe përmirësimin e komunikimit në mes sektorit të biznesit dhe qeverisë. “Ne kërkojmë një pjesëmarrje të rritur të komunitetit të biznesit në procesin legjislativ dhe harmonizimin e ndryshimeve legjislative të kërkesave dhe nevojave të biznesit dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive në kontrollin e politikave ekonomike të qeverisë”- theksojnë nga Dhoma e tregëtisë e Maqedonise Veriperendimore.

Nje praktikë e ketillë e kyqjes direkte të sektorit të biznesit në krijimin e politikave nuk përbën nje precedent në Maqedoni. Zëvendeskryeministri për ceshtjet ekonomike i qeverisë së shkuar Vladimir Peshevski, gjithashtu ishte i nominuar më propozim të dhomave te tregetise, si përfaqesues i biznis sektorit. Argumentimi me të cilin ishte legjitimuar ky vendim ishte i njejte me ate të kësaj radhe, më saktesisht përmiresimi i klimës së biznesit. Sigurisht kjo ishte nje nga porositë kryesore të qeverisë se kaluar të drejtuar nga VMRO-DPMNE, domethenë shfaqja e fortë të Maqedonisë në “Doing Business”, ishte pikërisht në këtë drejtim, me të cilen u favorizua interesi i biznesit, rezultoi me numër rekord të pabarazisë ekonomike të lartë, si dhe kushte të degraduara për punetorët.

Prandaj parashtrohen disa pyetje. Mbi të gjitha , cfare do të thote klimë më e mirë biznesi dhe si e njëjta korrespondon me interesat e paleve te tjera? Së pari, a nënkupton klima më e mirë e biznesit krijimin e ligjeve që do të mundesojne fleksibilitet më të madh të bizneseve, a nënkupton ajo mundësi për profit më te madh, akumulim të kapitalit tashmë të vogël? Së dyti, çfar implikime do të kishte kjo mbi mirëqenien e punetorëve? Duke marrë parasysh se interesi i kapitalit shpesh shkon në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e punetorëve, duhet shtruar pyetja nëse qeveria e re e ka për qëllim të vazhdoj kontinuitetin e zvogelimit të të drejtave të punëtorëve për fakturën e interesit të kapitalit të zvogluar , megjithatë siç vërtetojnë studimet e levizjes për të drejtat sociale Lenka “Zhvlerësimi i punës 1“ dhe Levizjes së majte Solidariteti “Zhvlerësimi i punës 2“. Nese marim parasysh se këtë herë nuk bëhet fjalë për qeveri të udhehequr nga partia e djathte por për partinë demokratike sociale, situata është më të vërtetë shqetsuese. Përderisa dy partitë me te medha janë perfaqësues të interesit të komunitetit biznisore, atehere kush i mbron interesat e punetorëve? Pas të gjithave, vërehet se kapital i vogël është gjithmonë në anën e fituesve.